Skenderaj dhe GIZ-i së bashku në trajtimin e mbeturinave

SkënderajPostuar: 16:20 / 01.02.2018

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, priti në takim përafqësues të organizatës gjermane GIZ, ku diskutuan për projektet në trajtimin e mbeturinave për të nxjerrë politika efikase në menaxhimin e tyre si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit.

Kryetari Bekim Jashari dhe Kai Hofmann, menagjer i programit, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për trajtimin e mbeturinave, më qëllim të përmirësimit të gjendjes së mbeturinave në të ardhmen.

Kryetari Jashari, i falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme dhe kontributin e tyre në Komunën e Skenderajt. /InfoKomuna/

PejëKomente: 0 Rreth 90% e fermerëve në Pejë mbesin pa subvencione 12:20 / 20.02.2018 Komuna e Pejëska shprehur shqetësimin lidhur me aplikimin e fermerëve për subvencione, duke thënë se rreth 90% e aplikuesve nuk i kanë respektuar kriteret themelore për të aplikuar për subvencione, shkruan InfoKomuna.