Skenderaj diskuton planin e veprimit të aksionit "Ta pastrojmë Kosovën"

SkënderajPostuar: 12:09 / 13.09.2018

Është mbajtur takimi i parë i Task-Forcës, për aksionin nacional “Ta pastrojmë Kosovën”, që do të mbahet të shtunën, më 15 shtator në Komunë e Skenderajt.

Në këtë takim kanë marrë pjesë drejtorët e drejtorive komunale, përfaqësues të kompanive publike, udhëheqës të organeve tjera lokale, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe rinore.

Gjatë këtij takimi është bërë i ditur edhe plani lokal i veprimit për ditën e pastrimit, që do të fillojë në ora 9 e mëngjesit.

Vlen të theksohet se në aksionin e pastrimit të komunës së Skenderajt, më 15 shtator, do të marrin pjesë edhe kryetari i Komunës, Bekim Jashari, nënkryetari Nuredin Lushtaku, dhe të gjithë drejtorët tjerë komunalë, udhëheqës të mekanizmave lokal, shoqëria civile, OJQ-të dhe një numër i madh u vullnetarëve.

Ndërkaq, nga data 1 deri më 13 tetor, do të zhvillohet aksioni për eliminimin e deponive ilegale inerte në komunën e Skenderajt, në kuadër të angazhimeve të përbashkëta të komunave të rajonit të Mitrovicës.

Në fund të takimit është bërë thirrje për qytetarët, t’i bashkohen aksionit për pastrimin e komunës së Skenderajt. /InfoKomuna/