Skenderaj liron nga pagesa e janarit fëmijët e çerdhes "Nëna Zahide"

SkënderajPostuar: 10:06 / 08.02.2019

Kryetari i Komunës së Sknderajt, Bekim Jashari, ka njoftuar për vendimin që ka marrë në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit, që mos t’u faturohet prindërve pagesa e janarit, për Institucionin Parashkollor “Nëna Zahide”, për shkak të grevës së mësimdhënësve, transmeton InfoKomuna.

“Prindër të nderuar të fëmijëve të Çerdhes 'Nëna Zahide' po e ndaj me ju një informatë që ka të bëjë me pagesën mujore për muajin janar, për Institucionin Parashkollor 'Nëna Zahide'".

"Kemi marrë vendim që mos të faturohet pagesa e janarit, për shkak të grevës së mësimdhënësve".

"E kemi parasysh faktin se gjatë kohës që zhvillohej greva, disa prindër është dashtë të paguajnë kujdestari private për fëmijët e tyre”, ka thënë kryetari Jashari, njofton Zyra për Informim e Komunës së Skenderajt. /InfoKomuna/