Skenderaji dhe Drenasi, homazhe te Kompleksi Memorial në Prekaz (Foto)

SkënderajPostuar: 11:29 / 06.03.2018

Për nder të manifestimit të 20 vjetorit "Epopeja e UÇK-së", rënies heroike të Familjes Jashari dhe Komandantit Legjendar Adem Jashari, stafi i Komunës së Skenderajt, së bashku me deputetë, asambleistë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe qytetarë, të udhëhequr nga kryetari, Bekim Jashari, bënë nderime dhe vendosën kurora lulesh pranë shtatorës së Komandantit Legjendar "Adem Jashari" në Skenderaj.

Më pas, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari dhe ai i Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me stafin komunal të dy komunave, me deputetë, asambleistë, përfaqësues të shoqatave të dalura nga lufta e UÇK-së dhe qytetarë, bënë nderime dhe vendosën kurora lulesh në Kompleksin Memorial në Prekaz, pranë varrezave të Familjes Jashari.

Pas përfundimit të nderimeve, vazhduan tutje në odën e Jasharajve, ku u pritën nga, Rifat Jashari. /InfoKomuna/