Sot bëhet zyrtarizimi i kandidaturës së Bekim Jasharit për kryetar të Skenderajt

SkënderajPostuar: 10:29 / 28.07.2021

Shefi i kabinetit të kryetarit të Skenderajt, ka njoftuar se Bekim Jashari, sot bën zyrtarizimin e tij për kryetar të Skenderajt edhe për një mandat.

“Ju njoftojmë që sot, me datë 28.07.2021, do të mbahet ceremonia e zyrtarizimit të kandidaturës së Kryetarit aktual të Komunës së Skenderajt, z. Bekim Jashari edhe për mandat në udhëheqje të Skenderajt.

Në këtë ceremoni do të prezantohet edhe lista e tij për asamble komunale të Skenderajt.

Ceremonia do të mbahet në restaurant “Freskia”, në Skenderaj, duke filluar nga ora 19:00”, thuhet në njoftimin për medie.

PrishtinëKomente: 0 Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore 13:33 / 15.04.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.