Sqaron Jashari: Për dreka zyrtare këtë vit u shpenzuan 350 euro

SkënderajPostuar: 21:42 / 03.05.2018

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka sqaruar lidhur me shpenzimet për dreka zyrtare, për të cilat thuhet se u shpenzuan mbi 4 mijë euro.

Jashari ka sqaruar se gjatë tremujorit të parë të këtij viti për dreka zyrtare komuna ka shpenzuar 350 euro, ndërsa janë 4,280 borxhe që janë bartur nga viti i kaluar.

Sqarimi i plotë i kryetarit Jashari:

"Në bazë të raportit tre-mujor financiar i cili është prezantuar dhe përkrahur në kuvendin komunal, dua të sqaroj të gjithë qytetarët se shpenzimet për DREKA ZYRTARE GJATË KËTIJ TRE-MUJORI KANË QENË 350€.

Ndër Komunat me shpenzime minimale, ndërsa pjesa tjetër prej 4280 kanë qenë borxhe nga viti i kaluar (nga qeverisja e kaluar).

Të dashur qytetarë përmes kësaj shkrese unë ju sqaroj këto spekulime të disa portaleve dhe njëkohësisht ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve, medieve dhe gjithë atyre që janë të interesuar të marrin informata të sakta të vijnë në Komunë dhe të marrin përgjigje për gjithçka.

Komuna jonë ka arritur ti minimizojë të gjitha shpenzimet gjatë kësaj periudhe falë qeverisjes transparente dhe llogaridhënëse. Dhe ju garantoj se do të vazhdojmë kështu deri në fund të mandatit"
. /InfoKomuna/