Telekomi shqyrton mundësinë e shtrirjes së rrjetit kabllor në Skenderaj

SkënderajPostuar: 09:41 / 20.04.2018

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, priti në takim përfaqësues e Telekomit të Kosovës.

Në këtë takim përfaqësuesit e Telekomit folën për mundësitë e shtrirjes së rrjetit kabllor si dhe shërbimet që ofron Telekomi, të cilat sipas tyre do t’i shërbejnë qytetarëve të Komunës së Skenderajt për shërbime cilësore dhe efikase.

Kryetari Jashari, i falënderoi për bashkëpunimin duke theksuar se çdo bashkëpunim që është në interes të qytetarëve të Komunës së Skenderajt do të jet i mirëpritur. /InfoKomuna/