UN-Habitat prezantoi planin e punës të hartës zonale në Komunën e Skenderajt

SkënderajPostuar: 16:11 / 16.03.2018

Përfaqësues të UN-Habitat, në sallë e kuvendit komunal në Skenderaj prezantuan planin e punës të hartës zonale, gjatë prezantimit morën pjesë, Kryetari i Komunës së Skenderajt, z. Bekim Jashari, nënkryetari, z. Nuredin Lushtaku, Kryesuesja, znj. Fatbardha Haliti, si dhe Drejorët Komunal.

Takimi u organiza nga “Programi për Zhvillim Gjithpërfshirës” implementuar nga UN-Habitat, PAX/CBM dhe financuar nga Agjencioni Suedez për Bashkëpunim Ndërkombëtar” (SIDA).

Ky aktivitetet është vazhdimësi e punës të përbashkët përmes Programit për Zhvillim Gjithëpërfshirës të UN-Habitat-it dhe komunës Skenderajt, ku gjatë fazës fillestare (vlerësimit bazë) janë vlerësuar kapacitetet komunale dhe ato të shoqërisë civile në fushën e planifikimit hapësinor si dhe janë identifikuar prioritetet kryesore të komunës.

Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi me programin e UN-Habitat-it, përkrahjen e cila do t’i ofrohet komunës së Skenderajt gjatë tri viteve të ardhshme si dhe kontributi që pritet nga të gjitha drejtoritë gjatë këtij bashkëpunimi të përbashkët.