Skenderaji dekorativ

SkënderajPostuar: 09:52 / 20.07.2017

Komuna e Skenderajt ka nisur të përkujdeset edhe për dekorin e saj. Vetëm për mirëmbajtjen e drunjve dekorativ e luleve sezonale do të shpenzohen para nga buxheti i shtetit.

Madje për këtë punë do të shpenzohen jo më pak se 700 euro, siç bëhet e ditur në tenderin e publikuar në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, shkruan Indeksonline.

‘’Punë shtesë-Mirëmbajtja e drujve dekorativ dhe luleve sezonale në Komuna Skenderaj’’, është titulli i dhënë në tenderin e publikuar.

Garë në mes operatorëve nuk ka pasur. E vetmja kompani NPT “AGROCOOP “ nga Shtimja, është shpallur fituese e tenderit.

Kontrata pritet të nënshkruhet me 28 të këtij muaji.