“Sofra Shkollore 2018” në shkollën "Emmin Duraku" në Shtime

ShtimePostuar: 13:51 / 26.04.2018

Në Shkollën e Mesme të Ulët “Emin Duraku” të Shtimes nga Klubi i Gjelbër është organizuar aktivitetit tashmë tradicional “Sofra Shkollore 2018”, ku kjo tryezë ishte e mbushur me përplot ushqime të llojllojshme, nxënësit kishin përgatitur me ndihmën e prindërve të tyre ku qëllimi ishte për të siguruar një fond për familjet dhe aktivitetet shkollore.

Në këtë organizim morën pjesë kryetari Naim Ismajli, drejtori i arsimit Mensur Neziri si dhe bashkëpunëtorët e tjerë.

Kryetari Isamajli i përgëzojë për iniciativën dhe organizimin e Sofrës Shkollore e cila tashmë është bërë traditë që 7-të vite. Një falënderim dhe respekt për nxënësit dhe prindërit e tyre të cilët kanë përgatitur këtë ushqim për të siguruar një fond i cili do t’i dedikohet familjeve me nevojë si dhe aktiviteteve shkollore.

Ndërkaq drejtori i kësaj shkolle, Labinot Rexha përshëndeti pjesëmarrësit e këtij aktiviteti të organizuar nga Klubi i Gjelbër. Urojmë që kjo traditë në shkollën tonë të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme dhe të jetë sa më madhështore, ju faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen.