Sot lëshohet në funksion rruga ndihmëse në hyrje të Prishtinës

PrishtinëPostuar: 10:27 / 24.07.2019

Nga sot lëshohet në funksion rruga ndihmëse në hyrje të Prishtinës nga ana e Veternikut.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, njofton të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor se nga sot (24.07.2019) prej orës 12:00, lëshohet në funksion rruga ndihmëse (Rreth rrotullimi​ ndihmës për qarkullim normal të trafikut), që do të përdoret deri në përfundimin e punimeve në zgjerimin e rrugës nacionale N2, segmenti hyrja në qytetin e Prishtinës nga ana e Veternikut, bashkë me urën që i lidhë rrugët nacionale N2 dhe N25.2, me kyçjen e autostradës R7 “Ibrahim Rugova”.

MIT kërkon mirëkuptimin e pjesëmarrësve që shfrytëzojnë për qarkullim këtë segment rrugor.