Suhareka dezinfekton institucioneve publike për mbrojtje kundër EHKK

SuharekëPostuar: 15:15 / 30.05.2018

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Suharekë, ka përfunduar fazën e parë të aksionit për masat e mbrojtjes për parandalimin e EHKK për Komunën e Suharekës.

Këto ditë ka përfunduar aksioni për dezinfektimin e brendshëm të lokaleve dhe objekteve institucionale të Komunës, Qendrës për Punë Sociale, Çerdhes së fëmijëve, objektit të Asamblesë Komunale, Qendrës kryesore të Mjeksisë Familjare, Bibliotekës së Qytetit etj.

Ndërsa këtë të shtunë do të fillon faza tjetër e marrjes së masave kundër Etheve Hemorragjike- Krime Kongo dhe atë nëpër fshatrat që rrezikojnë të jenë zona të rrezikshme. /InfoKomuna/