Autoritetet kërkojnë ndihma për familjet e prekura nga përmbytjet

SuharekëPostuar: 10:07 / 18.08.2018

Autoritetet lokale të Suharekës kanë njoftuar se situata emergjente e krijuar si pasojë e përmbytjeve pas reshjeve të shiut po vazhdon në vendbanimet e ndryshme të kësaj komune.

Prandaj dhe u kanë bërë thirrje bizneseve dhe organizatave humanitare që t’i ndihmojnë qytetarët e prekur nga vërshimet me veshmbathje, ushqim e ujë të pijes.

Ndërkohë që Qendra e Biznesit në Suharekë është solidarizuar dhe ka ndarë 5 mijë euro për familjet e prekura nga vërshimet, shkruan sot Koha Ditore.

Nga ana tjetër edhe zyrtarët e Komunës së Mamushës kanë konfirmuar dëmet e konsiderueshme nga vërshimet në këtë komunë dhe kanë kërkuar mbështetje nga Qeveria e Kosovës për kompensimin e tyre.

Të premten, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se “situata emergjente në Komunën e Suharekës vazhdon”.

SkënderajKomente: 0 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt 17:38 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, seancë kjo e udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, e në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit dhe monitorues nga KFOR-i dhe OSBE.