Behxhet Kuçi zgjedhet kryesues i Kuvendit Komunal të Suharekës

SuharekëPostuar: 12:21 / 26.11.2021

Në Kuvendin Komunal të Suharekës është duke u mbajtur mbledhja inauguruese, ku asamblistët dhe kryetari i Komunës kanë dhënë betimin e tyre.

Pas këtij betimi, i hapet rrugë pikës së rendit të ditës për kryesues të Kuvendit të Komunës së Suharekës.

Për kryesues të Kuvendit të Komunës së Suharekës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka propozuar Behxhet Kuçin dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Selman Kolgecin.

Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk ka propozuar asnjë kandidat dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) nuk ka propozuar asnjë kandidat, por e mbështetë kandidatin e propozuar nga LDK, Selman Kolgecin.

Në votimin e fshehtë, ku votuan 31 asamblistët e Kuvendit Komunal të Suharekës, Behxhet Kuçi nga radhët e AAK-së me 19 vota është zgjedhur kryesues i kuvendit.


Ndërkaq, Selman Kolgeci nga radhët e LDK-së ka dalë i dyti, i cili ka arritur të marrë 12 vota për kryesues të Kuvendit të Suharekës.