Bizneset të gatshme për të përkrahur Fushatën e pastrimit të mjedisit në Suharekë

SuharekëPostuar: 10:06 / 17.04.2018

Në një takim që u mbajt mbrëmë me Shoqatën e bizneseve, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka bashkëbiseduar me përfaqësues të bizneseve dhe Kompanive private nga kjo Komunë, për fushatën e pastrimit të mjedisit në tërë Komunën e Suharekës.

Bizneset janë shprehur të gatshme për të përkrahur këtë fushatë.

Kryetari Muharremaj, pas takimit ka shkruar në rrjetet sociale se Suhareka do të jetë e pastër falë angazhimit të bizneseve.

"Theranda, po bëhet gati për operacionin më të madh të pastrimit të ambientit, që ka mund të ndodhë ndonjëherë. Bizneset e Therandës, të bashkuara e të fuqishme, si kurrë më parë më 19.04.2018, fillojnë bashkëpunimin me Komunën e Therandës, për largimin e mbeturinave ilegale. Ky operacion dhe rezultati i tij i suksesshëm, i takon Shoqatës së Bizneseve të Therandës të cilat po marrin një detyrë e cila do t'i nderoj brezi i ardhshëm. Theranda do të jetë e pastër falë angazhimit të tyre." /InfoKomuna/