Drejtorët komunalë i raportojnë kryetarit për punët që kanë bërë gjatë javës

SuharekëPostuar: 11:32 / 20.02.2018

Në takimin e rregullt javor të kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj me drejtorat e drjtorive komunale, u fol për punët qa janë kryer gjatë javës që shkoi.

Në këtë takim u tha se shërbimi i EKG-së në QKMF ka filluar të punojë në dy ndrrime, ndërsa gjatë takimit u fol edhe për organizimin dhe aktivitetet që janë mbajtur me rastin e 17 Shkurtit ditës së Shpalljës së Pavarësisë.

Gjithashtu u fol për përgaditjet e Drejtorisë së Arsimit rreth hapjës së qerdheve shkollore, për kërkesat e disa fshatrave për hapjen e rrugëve fushore.

Ndërsa Drejtoria e Inspeksionit ka bërë të ditur për aksionin e inspektorëve komunalë dhe për gjetjen e produkteve me afat të skaduar në një lokal tregtar dhe për masat që janë marrë në atë lokal.

Drejtoria e Administratës, ka kërkuar nga drejtoritë tjera që të merren më shumë me përdorimin e Intranetit, kurse ajo e Shërbimeve Publike ka fol për rrugët që janë të kalueshme kudo pas reshjeve të mbrëmshme dhe se ekipet janë në terren. /InfoKomuna/