Gjatë pushimeve verore, vazhdojnë renovimet në shkolla

SuharekëPostuar: 16:33 / 20.07.2017

Me qëllim të rregullimit, permiresimit dhe krijimit të kushteve sa më të mira për zhvillimin e procesit mësimor, në disa nga shkollat e komunës sonë sipas kërkesave dhe nevoja urgjente, aktualisht janë duke u realizuar punime me qëllim të evitimit të disa defekteve të paraqitura gjatë vitit mësimor, rregullimit të infrstrukturës shkollore si dhe disa ndërhyrjeve të domosdoshme në disa shkoll.

Kryetari i Komunës z. Sali Asllanaj, ka inspektuar meremetimin e çatisë në ShFMU "Hasan Prishtina" në Semetisht, ndërsa gjatë tri ditëve të kaluara përfshirë dhe ditën e sotme, edhe drejtori i Drejtorisë së arsimit Z. Sherif Berisha ka inspektuar punimet e ndërtimit të kalldajës në SHFMU “Hasan Prishtina” – Semetisht, pastaj ndërtimin e depos së druve në Semetisht, Sallagrazhdë, Studenqan, Javor dhe lagjen e Sopajve.

Poashtu është duke vazhduar lyerja e shkollave në Sopijë, Savrovë, Greiqec dhe Dragaqinë, punimi i kulmit të shkollës në SHFMU “Naum Veqilharxhi” ne Mohlan dhe SHFMU “ Hasan Prishtina”- Semetisht.

Drejtori ka vizituar edhe punimet e verandës në SHFMU “Shkëndija” dhe renovimet e nyjeve sanitare në Samadraxhë, Reshtan dhe Greikoc me q`rast ka shpreh interesimin që punuimet të kryhen në afatin e paraparë dhe me cilësi të lartë.
/InfoKomuna/