Kamera për të identifikuar ata që hedhin mbeturina në lumin "Toplluha"

SuharekëPostuar: 09:52 / 29.08.2018

Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj, ka paralajmëruar masa ndëshkimore për ata që dëmtojnë ambientin, si dhe vendosjen e kamerave për të identifikuar ata që prishin imazhin e lumit “Toplluha”.

“Kjo pamje nuk na ka hije. Lumi 'Toplluha' në këtë pjesë është pastruar disa herë, por persona të pandërgjegjshëm ende po hudhin mbeturina. Ju njoftojmë se në të ardhmen do të mirren masa konform dispozitave ligjore në fuqi, me dënime për ata që e dëmtojnë ambientin”, shkruan Muharremaj.

Duke shtuar tutje se “po ashtu do të vendosen edhe kamera që të identifikojmë ata që po e prishin imazhin e lumit të pastër”.

VitiKomente: 0 Mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Vitisë 16:49 / 28.03.2024 Mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë është mbajtur sot, me që rast në fillim të kësaj mbledhje, kryesuesi i Kuvendit, Bekim Azizi i njoftoj anëtarët rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të miratuara në mbledhjet e kaluara të...