KFOR-i italian në Pejë, dhuron donacion për zjarrfikësit në Suharekë

SuharekëPostuar: 11:46 / 11.05.2018

Koloneli i KFOR-it italian në Pejë Ettore Gagliardi me bashkëpunëtorë sot ka vizituar Komunën e Suharekës dhe ka takuar kryetarin e Komunës Bali Muharremaj.

Qëllimi i kësaj vizite ishte sjellja e një donacioni me veshmbathje dhe një aparaturë për shpëtim të jetës, për Njësinë e zjarrfikësve në Suharekë, transmeton InfoKomuna.

Kryetari Muharremaj me këtë rast ka falënderuar kolonelin italian në Pejë, Ettore Gagliardi për ndihmat që ka sjellë.

"Këtë ndihmë Koloneli italian na pati premtuar disa muaj më herët dhe ja na e solli, i jemi mirënjohës dhe shpresoj që ky bashkëpunim të vazhdoj", ka thënë kryetari Muharremaj.

Ndërkaq, koloneli i KFOR-it italian në Pejë, Ettore Gagliardi, ka thënë se ky donacion shpreson të ndihmoi zjarrfikësit në Komunën e Suharekës dhe ky aparat të shpëtojë sa më shumë jetë të atyre që kanë nevojë për të.

"Ne do vazhdojmë bashkëpunimin me Komunën e Suharekës ashtu sikur që kemi bashkëpunim edhe me Komunat tjera anë e kënd Kosovës", tha ai. /InfoKomuna/