KKSB kërkon të ndërrohet destinacioni i veprimtarisë në disa lokale në qendër

SuharekëPostuar: 11:52 / 06.04.2018

Në një takim pune të jashtëzakonshëm që u mbajt sot me anëtarët e KKSB-së (Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi), kryetari i Komunës Bali Muharremaj, ka kërkuar që të diskutohet rreth një iniciative që ka ndërmarr për t'ua ndërruar destinacionin e lokaleve afariste ku shitet dhe konsumohet alkooli e që janë shumë afër dy shkollave në Qendrën Zejtare nr.2.

Anëtarët e KKSB-së, pas një debati janë pajtuar unanimisht që propozimi i kryetarit Muharremaj, të dal para anëtarëve të Kuvendit në Mbledhjen e ardhshme.

Për këtë ata kanë dhënë një rekomandim ku thuhet: t’iu ndalohet lokaleve afariste që ushtrojnë këto veprimtari: kafeteritë, diskotekat, klubet e natës, lojërat e fatit, bastoret sportive dhe lokalet tjera që shërbejnë pije alkoolike në Qendrën Zejtare nr.2 dhe në afërsi të shkollave fillore dhe të mesme. /InfoKomuna/