Komuna dhe Qeveria e Gjermanisë përkrahin 37 mikro biznese

SuharekëPostuar: 14:41 / 13.07.2017

Kryetari i Komunës së Suharekës z.Sali Asllanaj dhe Shqipe Breznica, kordinatore e programit nga organizata gjermane “Help”, kanë nënshkruar sot marrëveshjën e bashkëpunimit për të ndihmuar mikro bizneset në Komunën e Suharekës.

Kjo do të bëhet në kuadër të Projektit “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor” që financohet nga Qeveria e Gjermanisë, Qeveria e kosovës dhe Komunës së Suharekës si partnere e Projektit.

Qëllimi i këtij Projekti është ngritja e kapaciteteve të grupeve të cenueshme në sferen ekonomike dhe shoqërore, në mënyrë që të krijohen mundësit për pjesmarrje aktive në shoqëri.

Ndërsa objektiv i kësaj mbështetje është zvoglimi i nivelit të varfërisë në mësin e grupeve ekonomikisht të cënueshme.

Projekti do të realizohet gjatë vitit 2018 ndërsa do të përfitojnë 37 mikro biznese nga komuna e Suharekës.
/InfoKomuna/