Komuna e Suharekës emëron drejtoreshë të Inspekcionit, Jehona Rrafshi - Lumi

SuharekëPostuar: 11:10 / 24.04.2018

Kandidatja nga subjekti politikë Nisma Socialdemokrate, Jehona Rrafshi –Lumi, u emërua drejtoreshë e Inspeksionit në qeverinë lokale në Suharekë. Ajo sot ka filluar punën në kët post dhe është pjesë e ekipit të kryetarit Bali Muharremaj.

Jehona Rrafshi –Lumi, me profesion është Ekonomiste – bahqellor ndërsa para se të vie këtu ka punuar menaxhere në Kompanin “Viva fresh” në Suharekë.

Me këtë emërim, tani qeveria lokale në Suharekë, ka tri drejtoresha dhe nënkryetarën e Komunës e ka të gjinisë femërore.

/InfoKomuna/