Komuna e Suharekës lejon shfrytëzimin e parkingut të saj nga mërgimtarët

SuharekëPostuar: 10:23 / 16.07.2019

Komuna e Suharekës ka marrë vendim që parkingun e saj të shfrytëzojnë edhe bashkatdhetarët të cilët këto ditë do t’i kalojnë në vendlindje.

Në vendimin e kryetarit të kësaj komune, Bali Muharremaj, urdhërohet Drejtoria për Administratë që të gjitha automjetet private me tabela të huaja t’ju lejohet shfrytëzimi i parkingut në oborrin e komunës.

Kjo mundësi u krijohet për qasje sa më të lehtë edhe në kryerjen e shërbimeve administrative.

Ky vendim do të mbetet në fuqi deri më 16 gusht.