Komuna e Suharekës vazhdon punimet në rehabilitimin e urës së qytetit

SuharekëPostuar: 10:40 / 27.05.2018

Komuna e Suharekës po vazhdon me punimet në rehabilitimin e urës së qytetit.

Siç thuhet në njoftim, gjatë natës së mbrëmshme u punua intensivisht në betonimin e stazave të ecjes mbi urën e qytetit.

"Kjo u bë për arsye të mos pengimit të qytetarëve gjatë punimeve në urë, ndërsa që punimet të mos bëhen shkel e shko, zyrtarë të Drejtorisë së Shërbimeve Publike kanë asistuar gjatë natës", thuhet në njoftim.

Zyrtarë komunalë theksojnë se punimet në rehabilitimin dhe renovimin e urave do të vazhdojë edhe nëpër fshatra. /InfoKomuna/