KPF në Suharekë shqyrton të hyrat e buxhetit 2022

SuharekëPostuar: 12:05 / 21.09.2021

Komiteti për Politikë dhe Financa në Suharekë në mbledhjen e radhës ka diskutuar të hyrat e buxhetit të vitit 2022.

Pas diskutimeve nga KPF-ja, të hyrat e buxhetit 2022 janë dërguar për miratim në Kuvendin Komunal.

"KPF ( Komitetit për Politikë dhe Financa) ka mbajtur takimin  e radhës të nëntin për këtë vit me këtë rend dite: 1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; 2. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e të hyrave e të dalurave të buxhetit të Komunës së Suharekës për vitin 2022; Pas diskutimeve që u bënë të dy pikat u miratuan për të dal para anëtarëve të Kuvendit në takimin e radhës që do të mbahet të premten me 28.09.2021.", thuhet në njoftim