Kryetari Asllanaj ka vizituar disa nga biznesët e Komunës së Suharekës

SuharekëPostuar: 14:26 / 18.10.2017

Kryetari i Komunës së Suharekës z.Sali Asllanaj, së bashku me bashkëpunëtorë, sot ka vizituar disa nga bisnesët e suksesshme të Komunës së Suharekës të cilat janë në Zonën Ekonomike në Shirokë. Ai fillimisht ka vizituar Fabrikën e Mobilieve “Te Naseri”, pastaj Kompaninë “Bamirs”, Fabrikën e llaqeve dhe bojrave “Graniti" si dhe Fabrikën e gurit “Seti”.

Gjatë këtyre takimieve kryetari Asllanaj, u interesua për kushtetet me të cilat ata përballën në Zonën Ekonomike, për afarizmin dhe sukseset e Kompanive si dhe për kërkesat dhe nevojat që bisnesët kanë.

Ndërsa, pronarët e Kompanive e kanë falenderuar kryetarin Asllanaj për mbështetje dhe për gadishmërin që ka kryetari për tu dal në ndihmë bizneseve në Komunë.

/InfoKomuna/