Kryetari i Suharekës obligon bizneset t’i dezinfektojnë objektet e tyre

SuharekëPostuar: 11:15 / 12.03.2020

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, të enjten, ka lëshuar urdhëresën me të cilën obligohen të gjitha bizneset të bëjnë dezinfektimin brenda dhe jashtë objekteve të tyre, me qëllim të mirëmbajtjes së ambientit.

"Mosrespektimi i kësaj urdhërese do të konsiderohet si shkelje e dispozitave ligjore dhe nënligjore të aplikueshme në Republikën e Kosovës dhe do të nxirren masa ndëshkuese nga organet kompetente", shkruan në urdhëresën e nënshkruar nga Muharremaj.

Për zbatimin e kësaj urdhërese janë autorizuar Drejtoria e Inspektorateve dhe Policia e Kosovës.