Kryetari Muharremaj inspekton pastrimin e rrugëve dhe shtratin e lumit

SuharekëPostuar: 09:00 / 17.05.2018

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka inspektuar pastrimin rrugëve të qytetit dhe shtratin e lumit.

Këtë ai e bëri për të parë nga afër sa dhe si po mbahet pastërtia rrugëve të qytetit dhe në shtratin e lumit që kalon përmes Suharekës.

Ai këtë veprim e bëri edhe sot në mëngjes ku ka inspektuar pastërtinë përreth shtratit të lumit si dhe skaj trotuarëve të rrugës kryesore. Kryetari është zotuar se do të mbajë të pastër qytetin dhe Komunën e Suharekës.  /InfoKomuna/