Muharremaj: Ajo çka ndodhi mbrëmë, ka ndodhur vetëm në kohën e liderit të madh Ukë Bytyçi

SuharekëPostuar: 11:17 / 18.10.2021

Në zgjedhjet lokale të mbajtura dje në Kosovë, shumë komuna kanë përfunduar garën në raundin e parë, pa balotazh. Një nga këto komuna ishte Suhareka, ku fitoren pa balotazh e mori kryetari aktual, Bali Muharremaj.

Ai sot ka publikuar një video, ku thotë se ka filluar punën në ora 8:00 dhe se tash do të punojë edhe më shumë pasi ka besimin e plotë.

“Po filloj punën në ora 8. Shprehi rastin që të ju falenderoj gjithë qytetarët e komunës sonë, gjitha grupmoshat, me i falenderu pa dallim partie politike, shpreh rastin me i falenderu edhe diasporën. Do të përkushtohem më shumë për punë dhe e fillova sot punën, pasi na mundësuat që mos me humb edhe një muaj për me shku në balotazh Më keni shti me punu më shumë, sepse ma keni dhënë besimin e plotë”, ka thënë Muharremaj.

Ai thotë se fitorja e mbrëmshme në Suharekë pa balotazh ka ndodhur vetëm në kohën kur ka fituar ish-kryetari i ndjerë, Ukë Bytyçi.

“Ajo çka ka ndodhë mbrëmë, ka ndodhur vetëm në kohën e liderit të madh të komunës sonë, Ukë Bytyçit”.