Muharremaj fton edhe anëtarët e KPF-së në aksionin për pastrimin e mjedisit

SuharekëPostuar: 11:05 / 18.04.2018

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në takimin e rregullt të KPF-së, ka ftuar anëtarët e këtij Komiteti por edhe shefat e grupeve dhe anëtarët e Kuvendit nga të gjitha subjektet politike që t’i bashkohen aksionit që vullnetar për pastrimin e ambientit.

Kryetari Muharremaj, i ka njoftuar ata me agjendën dhe punët që do të kryhen me 19 dhe 20 prill 2018, ndërsa ka shtuar se kërkoj që të jeni së bashku me mua, me qytetarët dhe me të gjithë akterët tjerë pjesë e pastrimit të premten me 20 prill.

Komuna jonë ka nevojë të jetë e pastër dhe e bukur dhe pas këtij aksioni do të pasojnë gjobat për të gjithë ata që shkelin rregulloret, udhëzimet dhe ligjet që janë në fuqi për mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e ambientit. /InfoKomuna/