Muharremaj inkurajon fermerët të merren me zhvillimin e bujqësisë

SuharekëPostuar: 12:52 / 18.01.2018

Në sallën e Asamblesë Komunale sot u mbajt sesioni i parë informativ për Projektin “Iniciativa për përkrahje të fermerëve të vegjel” në Komunën e Suharekës, faza e dytë, ku është bërë ftesë për propozime dhe janë dhënë këshilla se si duhet dhe kush duhet të aplikojë për përfitim.

Para fermerëve të pranishëm foli kryetari i Komunës Bali Muharremaj, i cili ka inkurajuar fermerët që të aplikojnë dhe të merren me zhvillimin e sektorit të bujqësisë, ai gjithashtu ka falenderuar edhe ADA-në (Agjensionin Austriak për Zhvillim) për mbështetjen financiare.

Ndërsa fokusi primar i këtij sesioni informative ka qenë mbeshtetja e fermerëve të vegjel me theks të veqant, grate fermere, të rinjtë, grupet e cenuara dhe shoqatat e fermerëve, me qëllim të përmirësimit, rritjës dhe përpunimit të prodhimeve bujqësore.

Shuma e përgjithshme në dispozicion për Ftesën e dytë për projektin SUSI-LDF 2 është 130.000,00 euro. /InfoKomuna/