Muharremaj kërkon më shumë cilësi në arsim

SuharekëPostuar: 09:50 / 19.01.2018

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka vizituar Shkollën e Mesme Profesionale “Avdyl Rama” në Shirokë.

Gjatë kësaj vizite ai ka takuar drejtorin e shkollës Ramë Morina, ndonëse ka kërkuar që në këtë shkollë peofesionale të ketë më shumë cilësi në arsim, ambientë më të pastër dhe siguri për nxënësit, transmeton InfoKomuna.

Për t'i arritur këto kryetari ka premtuar që do të ndihmojë shkollën, si dhe ka premtuar se do të angazhohet për të siguruar mjete për kabinetin për firma ushtruese në lëndën e ekonomisë.

Ndërsa për ambinetin e jashtëm ka thënë se duhet të jetë më i pastër dhe më joshës, të gjelbërohen hapsirat jashtë shkollës.

Kryetari është interesauar edhe për transportin e nxënësve të kësaj shkolle dhe ka kërkuar që të sigurohet transport për nxënësit.

Drejtori i shkollës, Ramë Morina, e ka njoftuar kryetarin për kushtet që ka shkolla dhe për numrin e nxënësve./InfoKomuna/