Muharremaj: Nuk do të ketë kompromis për bizneset që nuk e respektojnë vendimin e qeverisë

SuharekëPostuar: 13:12 / 06.04.2020

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se janë duke u mbyllur të gjitha bizneset që nuk po e respektojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës dhe institucionet komunale.

Muharremaj tha se për këtë nuk do të ketë kompromis.

"Nga ora 17:00 e deri 06:00 ndalohet edhe lëvizja edhe hapja e dyqaneve, me përjashtim të atyre që lejohen sipas urdhëresës përkatëse". /InfoKomuna/