Muharremaj paralajmëron ndëshkime për mjekët e QMF në Studenqan

SuharekëPostuar: 12:59 / 28.08.2018

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë një inspektim të papritur sot në Ambulanten e Mjekësisë Familjare në Studenqan.

Por Muharremajn nuk pati kush ta pres përveç Kaltrina Përzhakut. Kjo pasi krejt stafi tjetër mjekësor nuk ishin në vendin e punës.

“Sapo vizitova Qendren e Mjekësisë Familjare në Studenqan, dhe përveç Kaltrina Përzhakut, askush nuk ndodhet në vendin e punës në orën 08:00. Do të mirren masa menjëherë me zbritje të rrogës dhe masa të tjera. Askush nuk do të lejohet të abuzoj me shërbime publike”, ka thënë ai.