Muharremaj prezanton planin për Zonën Industriale në Duhël

SuharekëPostuar: 10:30 / 30.09.2021

Kryetari aktual i Komunës së Suharekës, njëherësh, kandidat edhe për një mandat, Bali Muharremaj ka publikuar planin në 3D se si do të duket Zona Industriale në Duhël.

Ky është edhe një nga premtimet kryesore të Muharremajt për mandatin e radhës që po synon.

Ai krahas planit ka thënë se tashmë do të ketë vend të veçantë për investitorët nga diaspora.