Muharremaj sheh nga afër kushtet e ShFMU “Lidhja e Prizrenit” në Budakovë

SuharekëPostuar: 12:51 / 18.12.2017

Gjatë qëndrimit në Budakovë, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka vizituar edhe ShFMU “Lidhja e Prizrenit”.

Ai ka biseduar me drejtorin e Shkollës, Hajrush Bajraktari, për kushtet të cilat i ka kjo shkollë, pastaj ka bashkë biseduar edhe me nxënës dhe mësimdhënës të kësaj shkolle, raporton InfoKomuna.

Gjatë bisedës me nxënës, kryetari Muharremaj u interesua edhe për nivelin e dijës së këtyre nxënësve, duke i pyetur ata dhe duke u përgjigjur edhe në pyetjet që ata ia bënin kryetarit.

Më pas ai ka vizituar edhe ambientin sportiv , përkatsisht sallën e ping-pongut. Në ditët në vazhdim kryetari i Komunës do të vizitojë edhe fshatrat tjera, për të biseduar më për së afërmi me qytetarë, për t'i pyetur ata se si po kalojnë dhe cilat janë hallet dhe problemet e tyre.