Muharremaj: Të gjitha shkollat do të bëhen me laboratorë

SuharekëPostuar: 12:55 / 11.01.2018

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka takuar drejtorët e Shkollave fillore dhe të mesme të Komunës me të cilët ka biseduar rreth hapave që do të ndërmerr gjatë mandatit të tij katër vjeçar, transmeton InfoKomuna.

“Dëshira ime është që këtë mandat të gjitha shkollat të furnizohen me laboratorë dhe kabinete përkatëse, do të angazhohem të përfundojnë punimet edhe në katër shkollat që kemi në Komunën tonë. Kërkojë disciplinë në shkollë, pastërti dhe respektim të orarit të punës, nuk më pengon kush nga cila parti është, harrone ate, unë kërkojë profesionistë në krye të shkollave, prandaj punoni drejtë e mirë”, ka thënë kryetari para drejtorëve të shkollave.

Ndërsa më pastaj drejtorët kanë raportuar për gjendjën nëpër shkollat e Komunës, secili ka folë për problemet apo kërkesat që kanë./InfoKomuna/