Muharremaj u premton fermerëve investime në bujqësi

SuharekëPostuar: 15:09 / 19.01.2018

Bujqitë nga Suhareka të cilët janë anëtarë të Shoqatës bujqësore “Agro Theranda”, nga Suhareka, kanë takuar kryetarin e komunës Bali Muharremaj, me të cilin kanë biseduar rreth përmirësimit të kushteve për bujqë dhe fermerë.

Ata fillimisht e kanë uruar kryetarin Muharremaj për zgjedhjet që ka fituar kurse janë interesuar për investimet që do të bëjë komuna në sektorin e bujqësisë, transmeton InfoKomuna.

Kryetari Muharremaj, ka premtuar se do të investojë në zgjerimin dhe rregullimin e rrugëve që shpiejn deri te tokat bujqësore.

“Do të investojë në interes të përgjithshëm të bujqëve e jo në interese përsonale ( për dhjetra bujqë ). Do të përmirësoj kushtet tuaja, do të investojë në pastrimin e lumenjeve për të mos patur në të ardhmën vërshime të arave të mbjellura”, ka thënë kryetari Muharremaj.

Bujqit e Suharekës janë ndarë të knaqur me takimin që kanë mbajtur me kryetarin Muharremaj dhe janë zotuar se do të zhvillojnë sektorin e bujqësisë. /InfoKomuna/