Në komunën e Suharekës gjendja e sigurisë vlerësohet e qetë dhe stabile

SuharekëPostuar: 11:59 / 02.11.2017

Në takimin e rregullt javor për koordinim lokal të sigurisë, kryesuesi I takimit z.Rexhep Kuçi, nënkryetar i Komunës, në mes tjerash ka thënë se gjatë javës kryetari i Komunës z.Sali Asllanaj, ka mbajt takim me dy përfaqësues të KEDS-it lidhur me invetsimet që po bëhen në ndrrimin e shtyllave të elektrikut nëpër disa mjedise të Komunës, pastaj ka fol për aksionin vullnetar të gjakut të maturantëve të gjimnazit “Jeta e re”, ku për nevoja të QKUK-sëkanë dhënë gjak 66 nxënës.

Kuçi ka fol edhe për aksionin e QKMF-së për vaksinimin kundër fruthit nëpër shkolla të Komunës sonë, si dhe për shpërndarjen e fidaneve në drejtorinë e bujqësisë e cila do të filloj së shpejti për 52 fermerë nga Komuna e Suharekës.

Ndërsa për gjendjën e sigurisë në Komunë ka raportuar Komandanti i Stacionit policor në Suharekë, kapiten Milazim Lumi. Ai pasi e ka vlerësuar të qetë dhe stabile gjendjën e sigurisë në Komunë, më pas ka numruar rastet që gjatë një jave kanë ndodhur si: 1 aksident trafiku, 5 vjedhje, 1 shmangeje nga tatimi doganor, 1 gjetje e mjetit të pashpërthyer në Bukosh dhe 1 dëmtim prone.