Nis aksioni për pastrimin e mjedisit në Suharekë

SuharekëPostuar: 09:32 / 20.04.2018

Me moton “Vendi ynë, shtëpia jonë, shëndeti ynë – përgjegjësi e jona”, ka filluar aksioni vullnetar për pastrimin e ambientit, largimin e të gjitha mbeturinave përgjatë rrugëve kryesore dhe lokale, shesheve dhe hapësirave publike në të gjithë territorin e Komunës sonë.

Sipas të dhënave nga Këshilli Organizativ, mbi 7000 qytetarë, nxënës, punëtorë, sportistë, artistë, pjesëtarë të policisë, FSK-së, punëtorë shëndetësor OJQ, Shoqëri civile, kompani private etj, do të jenë pjesëmarrës të këtij aksioni.

Janë edhe katër familje amerikane, të cilat janë në Kosovë, pjesëmarrëse në aksionin e pastrimit. Ato vullnetarisht janë në aksion, ku njëra nga ato ka përgëzuar kryetarin Muharremaj dhe Komunën për këtë punë të mirë.

Kryetari Bali Muharremaj, para fillimit ka udhëzuar policinë të kujdesën për siguri, punëtorët e shëndetësisë të jenë në shërbim të aksionistëve etj. /InfoKomuna/