Nisin punimet për rregullimin e rrugëve në Gelancë të Suharekës

SuharekëPostuar: 10:31 / 23.05.2018

Në fshatin Gelancë sot kanë filluar punimet për rregullimin e rrugëve lokale në këtë fshat. Në fillimin e punimeve ishte edhe kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, së bashku me zyrtarë të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe me këshilltarin komunal nga ky fshat Jeton Rrakaqin.

Me këtë rast kryetari Muharremaj është shprehur se "ashtu siç kam premtuar do të veproj. Në çdo projekt do të inspektojë punimet së bashku me përfaqësuesit e qytetarëve. Bashkë angazhohemi në shërbim të qytetarëve”.

Në vazhdim do të fillojnë edhe projektet tjera për rregullimin e rreth 22 rrugëve lokale nëpër fshatra të Komunës së Suharekës. /InfoKomuna/