Pas vërshimeve, Suhareka kërkon ndihmë

SuharekëPostuar: 13:36 / 17.08.2018

Pas reshjeve të shiut që kanë ndodhur dy ditë më parë në Suharekë, vazhdon situata emergjente.


Kështu ka bërë të ditur edhe kryetari i kësaj Komune, Bali Muharremaj, i cili ka bërë thirrje për ndihmë.

“Situata emergjente në Komunën e Suharekës vazhdon. Apeloj te të gjitha bizneset, organizatat humanitare dhe institucione tjera që të ndihmojnë me veshmbathje, ushqim, ujë të pijshëm etj.”.

“Këto mund t’i dorëzojnë te Kryqi i Kuq në Suharekë”, ka thënë ai.