Pastrohen dy shtretër të lumenjve në Mushtisht

SuharekëPostuar: 16:18 / 07.12.2018

Janë pastruar dy shtretër të lumenjve në fshatin Mushtisht. Sipas njoftimit, ky ka qenë projekt i komunës, përcjell InfoKomuna.


Njoftimi i plotë:


Përfundojë faza e parë e projektit komunal për pastrimin e dy lumenjve të fshatit tonë,i cili ka qenë i koncentruar kryesisht në pjesët më urbane të rrjedhës së tyre.


Apelojmë te qytetarët, që ti ruajmë dhe mos ti ndotim këta dy margaritarë që ja ka dhënë natyra Mushtishtit.