Pensionistët falenderojnë kryetarin Asllanaj, për përkrahjen ndaj tyre

SuharekëPostuar: 14:46 / 19.10.2017

Kryetari i Komunës së Suharekës, z. Sali Asllanaj dhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës z.Refki Gega kanë vizituar sot Shoqatën e pensionerëve dhe të moshuarëve të Kosovës dega në Suharekë.

Në takimin e përbashkët, kryetari Asllanaj u informua për gjendjen me të cilën përballën pensionistët suharekas nga kryetari i Shoqatës z. Gani Bytyçi. “Kryetar falë jush ne kemi hapsirën që asnjë shoqatë në vend nuk e ka, falë jush ne po takohemi e po tubohemi këtu në këto ambiente dhe po bisedojmë mes vete. Urojmë që të vazhdojë ky bashkëpunim dhe kjo perkrahje që po na bënë”, Kryetari Asllanaj, u interesua edhe për gjendjën shëndetësore të kësaj kategorie dhe ka premtuar që hallet që i mundojnë këta ti shqyrtojë në mandatit tjetër.

/InfoKomuna/