Seminar për zhvillimin dhe promovimin e Agro-turizmit në Suharekë

SuharekëPostuar: 16:09 / 16.11.2017

Përfaqësues të MMPH (Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor), të Zyrës Japoneze për bashkëpunim ndërkombëtar (JICA), të Organizatës izraelite MASHAV, zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë dhe të Ministrisë së Integrimeve Europiane, të Komunës së Suharekës si dhe përfaqësues tjerë, kanë diskutuar në seminarin e organizuar për zhvillimin dhe promovimin e Agro-turizmit në Komunën e Suharekës.

Në këtë punëtori ishte prezente edhe ambasadorja e Izraelit në Sërbi, znj. Alona Ficher. Për rëndësinë e këtij projekti ka fol Arben Çitaku, sekrtetar në MMHP si dhe Rexhep Kuçi, nënkryetar i Komunës. Seminare të këtij lloji do të mbahen edhe në të ardhmën u tha gjatë diskutimeve./InfoKomuna/