Shpallen 7 fermerët më të mirë në komunën e Suharekës

SuharekëPostuar: 08:54 / 20.07.2017

Komuna e Suharekës, përkatësisht Drejtoria për Planifikim, Zhvillim,Bujqësi dhe Pylltari, ka organizuar manifetsimin tashmë tradicional ekspozitën e grurit “Theranda 2017”, ku ka përzgjedhur dhe ka shpërblyer 7 fermerët më të mirë të grurit.

Në këtë garë këtë vit kanë marrë pjesë 25 fermerë të cilët kanë pasur mbi 6 hektarë të mbjellura me grurë, kriter ky që ka qenë kusht për të qenë pjesë e garës.

Më të mirët ne këtë garë u shpallën: Shaqir Palushi që ka të mbjellura 70 hektarë grurë, Aziz Tafaj, 170 hektarë, Xhavit Shala me 45 hektarë, Fehmi Graishta me 12 hektarë, Hajrush Kryeziu me 10 hektarë dhe Zeqir Seferi me 8.64 hektarë grurë, ndërsa perimtari më i mirë u shpall Besim Kuçi nga Suhareka.

Në këtë manifestim ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës z.Sali Asllanaj, i cili i ka përshëndetur fituesit por edhe pjesmarrësit tjerë të garës dhe u ka uruar edhe më shumë sukses në prodhimtari duke premtuar se nuk do të ndalen mbeshtetja dhe investimet në sektorin e bujqësisë.
/InfoKomuna/