Suhareka mban testin PISA - 2018

SuharekëPostuar: 12:46 / 13.04.2018

Në Komunën e Suharekë u realizua testi "PISA2018", ku këtij testimit iu nënshtruan 28 nxënës nga katër shkollat fillore dhe 123 nxënës nga shkollat e mesme të Suharekës.

DKA në Suharekë ka bërë përgatitjet e duhura pë realizimin e këtij procesi duke u siguruar shkollave pjesëmarrëse, të gjitha kushtet e nevojshme. Testi filloi me kohë dhe u zhvillua normalisht pa u shënuar asnjë problem gjate testimit.

Koordinatorët e këtyre shkollave respektuar të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë të dala nga UA 03/2018, Komisioni për mbikëqyrjen e testit PISA 2018 dhe Manuali per koordinatorë të shkollave i siguruar nga DVSM.

Ekipi i DKA-së, prirë nga drejtori Remzi Bytyqi dhe shoqëruar nga zyrtarë të MAShT-it vazhdimisht kanë qenë në teren, kanë monitoruar procesin e vlerësimit “ PISA” në të gjitha këto shkolla ku u realizua ky testim. /InfoKomuna/