Suhareka mbjell 9 drunj dekorativ për Ditën e Evropës

SuharekëPostuar: 15:51 / 09.05.2018

Kuvendi i të rinjve të Komunës së Suharekës, sot gjatë aktiviteteve për shënimin e Ditës së Evropës, ka mbjellë 9 drunj dekorativ. Në këtë aktivitet së bashku me kryetarin e Komunës Bali Muharremaj ishte edhe ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj.

Ata kanë mbjellë drunjtë në oborrin e Komunës së Suharekës, te parku i qytetit dhe në fshatin Sellagrazhdë.

Ndërkaq, në parkun e qytetit ata së bashku me të rinjtë kanë pre barin dhe kanë rregulluar ambientin e këtushëm.

Për këtë ditë janë paraparë edhe aktivitete tjera si hapje të ekspozitës së punimeve, pastaj koncerti festiv me të rinjtë, në ambientet e Qendrës së rinisë Shtëpia e Felbahut në Suharekë. /InfoKomuna/