Suhareka me fshatra përreth ende në gjendje emergjente

SuharekëPostuar: 13:25 / 22.08.2018

Suhareka me fshatra përreth ende është në gjendje emergjente. Rreth 50 për qind e fshatrave të kësaj komune kanë pësuar dëme materiale nga stuhia e shiut e para 6 ditëve.

Në këtë situatë ka pasur edhe 8 persona të lënduar, të cilët kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor, shkruan sot Koha Ditore. Suharekës i kanë dalë në ndihmë edhe FSK-ja dhe Kryqi i Kuq.

Ndërkohë që është vlerësuar se dëmet materiale nga kjo katastrofë natyrore kanë kaluar shifrën 6 milionë eurove. Disa nga banorët e fshatit Sopi kanë treguar se Komuna u ka sjellë formularë për të regjistruar dëmet, si edhe thasë me gëlqere, por ata thanë se dezinfektimin e shtëpive po e bëjnë vetë.