Suhareka prezanton propozim-programin trevjeçar të banimit

SuharekëPostuar: 09:45 / 20.09.2018

Është prezantuar të mërkurën në sallën e Kuvendit Komunal të Suharekës propozim-programi trevjeçar për banim për periudhën e viteve 2019-2021 në Komunën e Suharekës, që sipas Zyrës komunale të informimit ka të bëjë kryesisht me banimin social.

Sipas ZI-së, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka shprehur shqetësimin e tij për numrin e vogël të pjesëmarrësve në diskutimin publik, shkruan Koha Ditore. /InfoKomuna/